Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
27 %
3.1kmh
40 %
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

U ekzekutua sot në autostradë, VIDEO: Shpati Lena u arrestua 5 muaj më parë te “Uji i Ftohtë” me pistoletë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, janë dy viktima e atentatit të sotëm të ndodhur në autostradën e Vlorës. Ata janë qëlluar me më shumë se 60 plumba nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin paralel me një BMW me targa italiane.

Dyshimet janë se qitësit kanë qenë profesionistë pasi kanë qëlluar me breshëri përgjatë një distance 200 metra, derisa mjeti tip Mercedes Benz B Class ku ndodheshin viktimat, ka dalë nga rruga dhe fatkeqësisht dy personat kanë ndërruar jetë.

Të dhënat paraprake çojnë te një ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj. Shpati Lena akuzohej për përkrahjen e autorit të krimit dhe u kap tre vite më pas, në 23 mars 2022 në qytetin e Vlorës me armë.

Kurse viktima tjetër, shtetasi Hakim Xhezo, është vëllai i “të fortit të Vlorës” Eduart Xhezo. Ky i fundit vrau biznesmenin Arben Beqiraj sepse i kishte rrahur kujdestarin e kalit. Në pamjet e mëposhtme, është operacioni i “Shqiponjave” te Uji i Ftohtë ku u kap Shpati Lena.

Lexo edhe: Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima

Lexo edhe: Dy të vdekur dhe një i plagosur në Vlorë, Mercedesi i bërë “shosh” me 60 plumba, atentatorët djegin BMW në Levan

Lexo edhe: Identifikohen viktimat e Vlorës, 37 vjeçari akuzohej për vrasjen e një biznesmeni tre vite më parë (EMRAT)

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img