Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U ekzekutua para lokalit në Sukth, Klodiana Lala: “Maneci” kishte informacion për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi! Edhe për “faqedjegurin”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka dhënë sot detaje të reja nga ekzekutimi i Arben Mërkurit në Sukth të Durrësit. I njohur edhe si “Maneci”, 48 vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri plumbash para lokalit të tij.

Arben Mërkuri ishte person me precedent penal dhe në skedat e Policisë së Durrësit evidentohej si person me precedent në fushën e lëndëve narkotike. Në skedarët policorë dyshohet për krime kundër personit, të tilla si vrasje me pagesë, por zyrtarisht asgjë nuk është e dokumentuar.

“Nëse shkojmë në vrasjen e Sukthit “Maneci” nuk ishte një personazh dosido, ishte një peshk i madh. Është ekzekutuar për larje hesapesh, por edhe për ti mbyllur gojën. Ishte një personazh që kishte informacion mbi vrasjen e gjyqtarit Konomi”, u shpreh gazetarja në emisionin “Pikat mbi i”.

Pse nuk kishte folur deri më sot “Maneci” i Sukthit?

“Sepse ishte sa i përfshirë aq edhe i informuar për grupet kriminale. Ishte një personazh që kishte informacion edhe për vrasjen e Edison Arizajt, njeriu më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë në momentin që u ekzekutua.

Dyshohej të ishte një ndër njerëzit që kishte gisht në plagosjen e Plarent Dervishajt. Përveç larjes së hesapeve iu mbyll goja. Maneci mund të pendohej në të ardhmen, mund të dërgonte prapa hekurave bosë të mëdhenj të botës së krimit. Ky rast është mirëfilli krim i organizuar”, vijoi Klodiana Lala.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img