Policia në Irlandën e Veriut ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gazetares iralndeze, Lyra McKee.
Lyra McKee 29-vjeçe ishte një gazetare e pavarur dhe mbeti e vrarë nga të shtënat me armë teksa shikonte trazirat në qytetin e Irlandës, Londonderry.
Sipas policisë në pranga është vënë një 46-vjeçar i akuzuar për terrorizëm.
McKee po qëndronte pranë një automjeti të forcave të policisë më 18 prill kur u qëllua nga një person i armatosur.
Funerali i saj u ndoq nga udhëheqësit e politikës britanike dhe irlandeze, ndëra në nder të saj iu bë dhe një pikturë murale.
Sondazh
Poll