Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U ekzekutua në derën e shtëpisë, kush është shqiptari që u vra në Islandë

Shkruar nga Newsbomb
U ekzekutua në derën e shtëpisë, kush është
Viktima Armando Beqiri

Armando Beqiri 33-vjeç është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në derën e shtëpisë në Islandë në zonën Rauðagerði, të Reykjavík.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Beqiri ishte pronari i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm.

Mësohet se 33-vjeçari në vitin 2012 kishte udhëtur në Greqi, ndërsa më pas në Islandë. AI kishte fituar edhe nënshtetësinë atje.

Kujtojmë që Armando Beqiri ishte kthyer në shtëpi në orën 23:57, ku autori ishte duke e pritur dhe në momentin që shqiptari arriti ai e ka qëlluar me breshëri plumbash. Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Armando kishte një djalë 15 muajsh, ndërsa priste edhe fëmijën e dytë, pasi gruaja ishte shtatzënë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 33-vjeçari ishte një njeri i rregullt kishte shumë miq, ndrësa nuk njihet që të kishte ndonjë armik apo konflikt me dikë. Deri tani janë tre të arrestuar, ndërsa i dyshuari kryesor është një lituanez.

Screenshot_2.pngScreenshot_3.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll