Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U ekzekutua në derën e shtëpisë, familja e Artan Cukut kërkon 1 milion euro dëmshpërblim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

57e89de52b39722cc1af5510b4811256

Familja e ish-komisarit Artan Cuku kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.

Sipas informacioneve për mediat, dëmshpërblimi kërkohet nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Kujtojmë se më herët familjarët e komisarit të Vlorës Artan Cuku, i cili u vra në 8 prill 2017, kanë paditur në Gjykatën Administrative Policinë e Shtetit, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.

Kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin. 

Mikel Shallari i ka treguar hetuesve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Gjithashtu, në pranga fillimisht ka rënë dhe Kristaq Leci, sepse është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Por si Leci dhe Jambelli janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës, por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë.

Më shumë

spot_img
spot_img