Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

U ekzekutua me plumb në kokë, flet fqinja e Laver Tozajt: Janë familje e qetë, s’kishin konflikte

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

56b25e5d2d7c8223e8ef6475dac20615

Një ditë pas ekzekutimit me plumb në kokë te dera e shtëpisë, ka folur fqinja e 47-vjeçarit Laver Tozaj.

Fqinja tha për mediat se lajmi ka ardhur i papritur për ta, pasi nuk dinin të kishin konflikte.

“Janë familje e qetë, nuk dimë të kishin konflikte, të gjithë si vëllezër janë të qetë dhe janë shumë të rregullt”, ka deklaruar fqinja.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Tozaj u gjet i plagosur me tre plumba nga kalimtarët pranë shkollës së Selenicës, ku ndodhet edhe banesa e tij, dhe u dërgua drejt spitalit të Vlorës me makinë private, por fatkeqësisht nuk mundi të jetojë për shkak të plagëve të marra.

Ai rezulton të jetë i dënuar më parë për trafikim të sasive të mëdha të drogës.

47-vjeçari ishte bashkëpunëtor në trafikimin e 1145 kilogramë hashash në vitin 2005 në qytetin e Gjirokastrës, gjatë tentativës për t’a kaluar përmes Kakavijës në Greqi.

Ngjarja daton në muajin mars të vitit 2005 kur gjatë një operacioni policor u arrestua vetëm një person. Ai ishte Ethem Danaj, i cili u dënua me 7 vite heqje lirie, edhe pse siç raportonin mediat në atë kohë, pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Por pas më shumë se 4 vite prokurorët e Krimeve të Rënda do të arrinin të zbulonin grupin e përbërë nga Helidon Xhaferi, Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Laver Tozaj, i njohur edhe me emrin Xhafer.

Ai u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 7 vite burg, ndërsa çështja shkoi edhe në Gjykatën e Lartë, e cila la në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda.

Por pas vuajtjes së dënimit, dyshohet se Tozaj ndryshoi sërish emrin në Nikola Ikonomi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img