Demir Backa, 57 vjeç u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme në automjetin e tij tip “Audi” në afërsi të ish-QTU në Fier. Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë.
57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të Mezinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i vraër në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.
Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.
Edne nuk dihen motivet e ekzekutimit të Demir Backës, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve afër vendit ku u ekzekutua 57 vjeçari.