Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës, zbulohen detaje nga jeta e 32-vjeçarit me dy emra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

82468507832e722ad6a14d5ccfb7d32c

Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj 32-vjeçarit Jetmir Bregu, i cili u vra me breshëri kallashnikovi në lagjen numër 16 në Durrës.

Ekzekutimi i tij është bërë sapo ka dalë nga makina. Sipas informacioneve për mediat, autorët që kanë kryer krimin kanë përdorur një automjet me ngjyrë të zezë.

Ndaj Jetmir Bregut është qëlluar me breshëri armësh, nga pjesa e pasme e mjetit, ku ishte pozicionuar qitësi.

Mësohet se viktima ishte i martuar dhe baba i një djali,  ndërkohë që lidhur me ngjarjen janë shoqëruar deri tani 10 persona, që mund të kenë dijeni për autorët.

Bregu kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, ishte me origjinë nga Kukësi dhe ishte i papunë. Në vitin 2011 ai ishte dënuar për kanosje dhe gjithashtu ka qenë i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për prishje të pazareve të drogës.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img