Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas ekzekutimit të gazetarit grek të kronikës së zezë, George Karaivaz. Von der Leyen, e ka cilësuar një akt të neveritshëm dhe frikacak vrasjen e një gazetari.
“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi Ursula von der Leyen.
Më herët, zëdhënësja e qeverisë, Aristotel Peloni bëri një deklaratë në lidhje me vrasjen me gjakftohtësi të gazetarit.
“Vrasja e gazetarit George Karaivaz na tronditi të gjithëve. Autoritetet tashmë po hetojnë çështjen në mënyrë që të arrestojnë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij”.
