Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

U ekzekutua me 10 plumba, Policia greke: Gazetari ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e gazetarit të njohur në Greqi, George Karaivaz, i cili u ekzekutua me 10 plumba pak para se të mbërrinte në banesën e tij.

Mediat greke bëjnë me dije se kjo nuk ishte hera e parë, por atentatorët kishin tentuar edhe tre herë të tjera që të ekzekutonin gazetarin.

Policia greke dyshon se ekzekutorët kanë qenë dy. Ata janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy ekzekutorët në motor të maskuar, pak momente para atentatit.

“George Karaivaz ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë që jetonin në vendin tonë” janë shprehur autoritetet greke.

Në policia bashkëshortja e gazetarit është shprehur se ai nuk ndihej i kërcënuar dhe se shkonte në punë kthehej në shtëpi i qetë.

Policia ka sekuestruar pamjet e sigurisë dhe po punojnë për zbardhejn e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, ata e përjashtojnë mungësinë që ekzekutorët të largohen nga vendi për shkak të masave Covid dhe që është e pamundur lëvizja.

Kujtojmë që gazetari grek u ekzekutua me 10 plumba ditën e premte pak larg nga shtëpia e tij. Besohet se krimi lidhet me detyrën e Karaivaz  si gazetar i kronikës e zezë. Dikush që mund te jetë frikësuar me diçka që 46 vjecari  ka publikuar tashmë ose me diçka që po studionte.

Arsyeja e vrasjes së tij mund të fshihet edhe pas raportimeve që gazetari ka bërë kundër policisë ku ngrinte dyshime për përfshirjen e zyrtareve në krime të rënda.

video karaivaz
Autorët
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img