Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

U ekzekutua dje në makinë, gazetari: Everest Caka u pyet nga një grup prokurorësh belg, erdhën nga Brukseli në Elbasan kur i vranë kushëririn

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Everest Caka, 41 vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, si pasojë e një atentati me armë zjarri. Ai ndodhej në makinë bashkë me bashkëshorten, e cila mori një plumb në dorë, por fatmirësisht mundi të jetojë.

Gazetari i kronikës Elton Qyno thotë se viktima pak kohë më parë është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh që kanë ardhur enkas nga Belgjika në Shqipëri. Sipas tij, prokurorët belgë janë duke hetuar vrasjen e Ardit Spahiut, në një nga zonat më të populluara të Brukselit, në nëntor 2020.

“Everest Çaka ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e kushëririt të tij në Belgjikë”, ka thënë gazetari Qyno. Nuk dihet nëse vrasja e 41 vjeçarit dje ka lidhje me provat që ai mund t’ju ketë dhënë prokurorëve për ekzekutimin e djalit të tezes së tij Ardit Spahiu, në Molenbeek me 8 plumba, apo kemi të bëjmë me vazhdimin e një sage vrasjesh kriminale që ka nisur vite më parë.

Kush është Ardit Spahiu dhe lidhja me Everest Cakën e Erion Alibejn

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie. Spahiu ka qenë kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutuan në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Më shumë

spot_img
spot_img