Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U ekstradua nga Greqia, GJKKO i komunikon masën “arrest me burg” Jorgo Lekut që ekzekutoi babë e bir në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
U ekstradua nga Greqia, GJKKO i komunikon masën “arrest me

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarit Jorgo Leku, i dënuar përjetësisht në mungesë për vrasjen e babë e bir në Elbasan në 2012-ën, Nezir e Gentjan Beqirit.Ai u ekstradua dy ditë më parë nga Greqia.

44-vjeçari i njohur edhe me emrin Olsi Leka, si dhe me një tjetër identitet grek, u dënua në mungesë në prill të këtij viti, bashkë me Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan.

Dosja është gjykuar nga Gjykata e Posaçme, e hetuar nga SPAK, dhe dy muaj më parë Jorgo Leku dhe porositësit janë dënuar. Ervis Bardhi, bashkëpunëtor në vrasje bashkë me Jorgo Lekun, është dënuar me 15 vite burg për shkak se ka pranuar të bashkëpunojë.

Kujtojmë se Jorgo Leku në bashkëpunim me persona të tjerë, në vitin 2012, vrau me armë zjarri Gentian Beqirin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese