Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel para tre javësh njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra. “Kam vendosur të kandidoj për zgjedhjet evropiane në qershor 2024”, - tha Michel për mediat europiane.
Por ditën e sotme ish-kryeministri i Belgjikës ka bërë një njoftim të dytë në Facebook ku thotë se është tërhequr nga kandidimi për zgjedhjet evropiane pasi do mbajë kryesimin e Komisionit Europian.
“Unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet evropiane. Do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia përgjegjësive të mia aktuale me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i fortë i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe që kontrollon fatin e saj. Në fund të këtij mandati do të reflektoj për natyrën dhe drejtimin e angazhimeve të mia në të ardhmen”, - thotë Michel.
Michel ka shërbyer si president i Këshillit Evropian, grupi i liderëve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nga fundi i vitit 2019. Para se të mbante detyrën ai shërbeu si Kryeministër i Belgjikës.
LEXO EDHE: Presidenti i KE-së, Charles Michel njofton dorëheqjen nga detyra