Hapësire reklamuese

Bota

U dogjën 12 vetë pak ditë më parë, një tjetër zjarr shpërthen, dhjetra të lënduar

Shkruar nga Newsbomb

Një zjarr i madh ka rënë sot herët në mëngjes në New York në një dyqan mobiljesh Bronx.  Zjarri shpërtheu në ndërtesën katër katëshe në lagjen Parkchester, rreth orës 5:30 të mëngjesit të së martës. 

Më shumë se 160 zjarrëfikës janë angazhur për të shuar zjarrin dhe deri tani ka shumë të lënduar, raporton Daily Mail, shkruan newsbomb.al Fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur deri tani. Në ndërtesë ka dymbëdhjetë apartamente, por zjarri duket se ka filluar në një dyqan mobiljesh në katin e parë.

Zjarri vjen vetëm disa ditë pasi një zjarr tjetër shpërtheu në një apartament, ku mbetën të vrarë 12 persona.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.