Njeriu më i pasur në botë, themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos, ka akuzuar pronarin e ‘National Enquirer’ se po e shantazhon me publikimin e disa fotove intime.
Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie, u divorcuan muajin e kauar.
Njoftimi i tyre erdhi pak para se ‘National Enquirer’ të nxirrte lajmin për një lidhje jashtëmartesore të Bezos.
Bezos postoi një email që tha se u ishte dërguar ndërmjetësve të tij nga përfaqësuesit e AMI kompania mëmë ku bën pjesë edhe ‘National Enquirer’ duke kërcënuar të publikonin fotot intime të Bezos dhe të dashurës të tij, Lauren Sanchez.
Sipas e-maileve të publikuar nga Bezos në blogun e tij, një avokat i AMI propozoi se fotot nuk do të publikohen në këmbim të një deklarate publike “duke pohuar se Bezos dhe ekipi i tij nuk kanë fakte” për të dyshuar për një motiv të tillë.