Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U dhunua nga Noizy, reperi publikon VIDEO duke qarë, në gjendje të rëndë shëndetësore: Kam pësuar mpiksje gjaku në kokë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kleviol Ahmeti, ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA), i njohur si Cllevio ditën e djeshme u përfshi në një sher me Noizy-n dhe u dhunua nga reperi në mes të rrugës.

Si duket Kleviol nga dhuna e ushtruar nga reperi ka pësuar lëndime serioze. Përmes një postimi në “Instastory”, Cllevio ka treguar se ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.

Ndërsa, në psstimet e tjera ai shihet duke filmuar veten teksa është duke qarë.

Dyshohet se sherri mes tyre këtë herë ka nisur kur Klevioli ka folur në rrjetet sociale kundër anëtarit të OTR.

Më herët reperi Noizy reagoi duke thënë se Cllevio nuk ishte vetëm, por me katër makina të tjera që ishin mbushur me shokët e tij, por që sipas reperit nuk e mbrojtën, por bënin video.

Këngëtari tha se ata kanë hyrë në lokal dhe kanë bërë si të fortë dhe se e ka ofenduar disa herë.

Noizy dhe Cllevio Serbiano njihen për një armiqësi prej kohësh, teksa ky i fundit së fundmi deklaronte shpesh në rrjetet sociale se do shkonte ta rrihte reperin.

Cllevio Serbiano njihet si një shok shumë i ngushtë me reperin tjetër Stresi, por teksa së fundmi Stresi vendosi të bëjë paqe me Noizy-n, ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img