Hapësire reklamuese

Aktualitet

U dhunua në protestën te Teatri, reagon Edmond Budina: Përfituan se nuk kishte kamera dhe më goditën

Shkruar nga Newsbomb

Regjisori Edmond Budina ka deklaruar se gjatë protestës në mbrojtje të Teatrit, u godit nga policë të cilët përfituan se nuk kishte kamera prezente.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, regjisori Budina tha se ishte dhunuar brutalisht dhe dhuna ndaj tij ishte ushtruar kur nuk kishte kamera si dhe shtoi se ndër të tjera janë goditur edhe gratë.

‘Kam qenë në vitin 1991  në protesta dhe ka pasur letra kërcënimi, por askush nuk ka vënë dorë. Sido të ishte, dorë nuk ka vënë njeri. Për çdonjërin nga ne ishin 3-4 policë. A thua se ne ishim trafikant droge, a ishim ata që merren me Toyota Yarisa ata që vjedhin paratë publike.

Policët ndoqën në fakt një metodë të sofistikuar. Ne ishim 40 vetë gati, ndërsa ata ishin afër 200. Ishim shumë më pak. Ata përfituan se nuk kishte kamera dhe më goditën. Edhe gratë i kapën e i hodhën këtej sikur të ishin lecka. E gjitha kjo nuk u kap nga kamerat. Të të marrin në atë formë është e tmerrshme. Jam tronditur tej mase’, tha regjisori Budina.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll