
Ish drejtori i UKT dhe CEZ, Sait Dollapi, pas dhunimit nga efektivët e policisë në protestën e së shtunës, sipas informacioneve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull.
Që nga viti 1996 kjo ishte hera e parë që një ish zyrtar i lartë arrestohet në protestë nga policia.
Sipas informacioneve, Sait Dollapi do t’i nënshtrhet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull dhe një operacioni në gju. Bëhet me dije se Dollapi vuan nga komplikacionet në zemër dhe është kjo arsyeja pse ndërhyrja do të bëhet pas stabilizimit të gjëndjes së tij.
Sait Dollapi gjatë ditës së djeshme është vizituar nga kreu i PD Lulzim Basha, nga Avokatja e Popullit, Edlira Ballanca dhe sot është vizituar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.