Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku u gjet i vrarë 25-vjeçari Fridman Xhaferraj në Korçë.
Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim Lulzim Spahijan dhe një shtetas tjetër me inicialet K.B.
Bëhet me dije se se viktima së bashku me personat e dyshuar si autorë të ngjarjes në datat 25, 26 dhe 27 maj së bashku kanë ndenjur në një hotel në Korçë.
Policia ka rënë në “gjurmët” e hotelit pasi në xhepin e pantallonave të 25-vjeçrit janë gjetur kartëvizitat e hotelit në fjalë.
Fillimisht viktima dhe autorët iedyshuar janë takuar në Elbasan me viktimën dhe më pas kanë udhëtuar drejt Korçës, ku kanë qëndruar në hotel, por pas datës 27 policia nuk ka asnjë të dhënë tjetër për lëvizjen e viktimave dhe të dy autorëve.
Prokuroria e Korçës bën me dije se Lulëzim Spahia në datë 21.5.2021 është shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Mësohet se viktima është gjetur i mbytur në një rezervuar në Gjanc të Korçës nga një banor i zonës, i cili më pas ka telefonuar policinë.
Kujtojmë që Xhaferraj është dhunuar, lidhur dhe më pas hedhur në një rezervuar. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe arrestimin e autorëve.