Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“U dha masë më e ashpër për ta ndëshkuar”, Malltezi: Berisha nesër shkon në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
“U dha masë më e ashpër për ta ndëshkuar”,

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është duke folur në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani si dhe masat e marra për Sali Berishën si dhe për bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi.

Ajo gjatë bisedës me gazetarët ka zbuluar se Sali Berisha nesër do të shkojë në SPAK, ku do merret në pyetje si person nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ish-Kryeministri do të japë për herë të parë shpjegime dhe pretendimet e tij në lidhje me këtë dosje.

“Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Kryefjala duhet të jetë ligji dhe jo antliligji. Nesër do shkojë në SPAK, ia nuk respektoi vendimin e parë pasi ishte akt antiligjor që shkelte Kushtetutën. Në respekt të institucioneve coi avokatët. Nuk u dha një autorizim për tju dhënë masa Berishës.

Berisha e dinte që masa është antiligjore dhe antikushtetuese dhe ashtu sic qëndroi…se qëndroni pavarësisht kostos. Nëse do pranosh një vendim antikushettues, ashtu do presësh edhe të dytën. E dinte pasojën. Ndaj nuk e respektoi masën e parë se nuk kishte autorizim, sot është me një masë me autorizim me vendim gjykate.

Edhe këtë herë kishte shkelje sepse iu hoq imuniteti, ndryshe nga herët e tjera, ku kishte jep prova të japim autorizim. Nuk ishte prova. U dha masë me e ashpër se Berisha nuk i ishte nënshtrua masës së parë, ju dha si ndëshmin se nuk kishte respektuar masë e parë. Nesër berisha do jetë në SPAK”, tha Argita Malltezi në “Syri tv”.

Lexo edhe: “Kërkoi një takim me Berishën”, Malltezi tregon marrëdhënie që ka tani me Bashën

“Në 2017 mora propozim për të drejtuar PD”, Malltezi tregon nëse do i futet politikës

I shoqi dhe i ati në “rrjetën” e SPAK, Argita Malltezi: Manipulime skandaloze

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese