Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

U dënuan me 55 vite burg, Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Shullazi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për prishjen e vendimit të Apelit, e cila dha vendimin për 55 vite burg për të dhe anëtarët e grupit.

Kërkesa është depozituar nëpërmjet avokatit të mbrojtës. Shullazi dhe anëtarët e grupit pretendojnë se procesi në Apel ka pasur disa shkelje.  

Në muajin dhjetor Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallëë së parë duke e dënuar me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij.

Kujtojmë se Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img