Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

U dënuan me 1 vit burg për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë, të dënuarit apelojnë vendimin (Data e seancës)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është pranuar apeli i 9 të dënuarve për abuzim në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Bëhet me dije se çështja është regjistruar në Gjykatë e Apelit të Posaçëm dhe se seanca do të mbahet më 21 prill.

albsig

Ish-zyrtarët që u dënuan janë ish-drejtoresha e Ministrisë së Brëndshme Edlira Naqellari dhe shtetasit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Anisa Bogdani, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Kreshnik Bejka, Gëzim Mingaj dhe Aurora Mulla.

Ata u dënuan me 1 vit burg dhe 5 vite nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione publike.

Kujtojmë qe tenderi për uniformat e policisë u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img