Hapësire reklamuese

Aktualitet

U dënua për tjetërsimin e pronave, reagon Lekë Frroku: Vendimi u mor në mbledhjen e partisë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Lekë Frroku, i dënuar për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhur së bashku me ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe disa të tjerë, e ka cilësuar vendimin politik.

Me ironi ai ka thënë për report tv se ky vendim është i marrë në mbledhje partie.

"Prokuroria dhe gjykata e partisë e zhytur në korrupsion dhe në genocid ndaj shqiptarëve edhe njëherë konfirmoi një vendim politik ndaj  ish zyrtarëve të Lezhës. Nuk ishte një ngjarje e pa parashikuar. Kjo çështje ishte e mirëmenduar pa filluar procesi hetimor.

Mbledhja e partisë në Lezhë 5 ditë para arrestimit të zyrtarëve shkoj sipas parashikimit të tyre deri në këto momente. Për këtë mbledhje ka dhe një video me zë dhe figurë.

Por zyrtarët duhet të lusin zotin se partia  në pushtet përveçse të dënon për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe shtetit këta të eliminojnë dhe fizikisht. Epo kjo është reforma në drejtësi. Të shpifësh dhe të dënosh pa prova ligjore kundërshtarët tuaj politik", shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll