Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

U dënua për ndërtim pa leje, e bija e Mimoza Ahmetit: Rama u tregua një xhentëllmen i vërtetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eir Plasari, vajza e poetes Mimoza Ahmeti ka reaguar në lidhje me dënimin e nënës së saj për ndërtim pa leje.

Në një lidhje direkte për emisionin e mëngjesit në “Euronews Albania”, ajo tha se gjithçka ndodhi për çështje burokratike, teka më tej falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama, për ndërhyrje, duke e quajtur një xhentëllmen.

“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.

Poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje nga gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe kryeministri Edi Rama  ku kritikoi Prokurorinë. Ai tha se pas  Ai thotë se pas këngëtarit Bojken Lako, tashmë është dënuar dhe poetja.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike!

Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët”, tha Rama.

Më shumë


spot_img








spot_img