Ish-deputeti Artur Roshi ka reaguar pasi GJKKO mori vendimin që ta dënonte me gjobë për shpifje dhe fyerje.
Në lidhje me këtë Roshi është shprehur se nuk është vepër penale pasi nuk ka të bë me postin e tij si deputet.
Ai tha se ka bërë një postim në rrjetet sociale që kishte lidhje me rrëzimin e faqeve qeveritare dhe sulmit kiberneti, ku tha se postimin e kishte fshirë megjithashtë u shpreh se e kanë dënuar Gjykata “për të thënë se kanë dënuar një deputet”.
“Nuk ka të bëjë me postin e deputetit që kam patur. Unë do ta ankimoj vendimin. Mundohet të godasë këto gjëra sekondare që nuk kanë asnjë vlerë ndërkohë që nuk godet korrupsionin. Është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal, madje për një fjalë.
Por ndikon edhe ulja në tavolinë me Berishën. Ne jemi mësuar me këto gjëra dhe nuk na bëjnë përshtypje.
Dikush në prononcimin në Sarandë më bëri një filmim, ku thoshte ndërton pa leje kur unë ndërtoja me leje. Mbi këtë unë sqarova opinionin publik me një status në facebook, ku sqaroja situatën, pa përmendur asnjërin. Gjykata e gjeti si mundësi të godasë duke përdorur rrjete sociale. Po ajo nuk ka asnjë vlerë, ne bëjmë statuse përditë ku postojmë për të sqaruar opinionin publik. Këtu jemi në Shqipëri dhe kush ka rradhën e pushtetit, drejton edhe gjykatat. Unë kam bërë edhe postime në lidhe me sulimin kibernetik dhe rënien e faqeve zyrtare të e-Albania. Gjyakat merret me mua për të thënë se kapëm një deputet.
Vendimi është nxjerrë në bazë të uljes time në tavolinë me Berishën. Unë prita një orë atje dhe vendimin e morën në moment ndërkohë nuk e morëm vesh pse povonohej aq shumë. Do të thotë se vendimi po bëhej në ato momente. Unë jam mësuar me këto, nuk më bëjnë përshtypje goditjet e politikës” tha Roshi ndër të tjera në “Fax news”.
Fyerje dhe shpifje, GJKKO dënon ish-deputetin, gjoba që duhet të paguajë