Hapësire reklamuese

Kulture & Art

U dënua nga Enver Hoxha, Vera Bekteshi rikthehet në Vilën ku ekzekutuan anëtarët e Byrosë Politike

Shkruar nga Newsbomb

Vera Bekteshi, shkrimtare vajza e gjeneral Sadik Bekteshit, që u dënua nga Enver Hoxha, rikthehet sot në ish Vilën ku familja Bekteshi kaloi një periudhë të gjatë të jetës para “goditjes” që Hoxha do ti bënte familjes.

Bekteshi do të promovojë librin autobiografik “Vila me tri porta” botimet Mapoedition, pikërisht në vilën ku kanë ndodhur pjesa më e madhe e historive të treguara në këtë libër. Sipas Alda Bardhylit nga botimet Mapo, ka qenë një zgjedhje e Bekteshit për tu rikthyer në këtë hapësirë, por jo si një hakmarrje por si një moment reflektimi  mbi të shkuarën.

“Por unë zgjodha ta bëj  promovimin në këtë vend, jo për hakmarrje, por për mirënjohje. Kjo shtëpi më ka dhënë shumë dashuri nga gjyshet, shumë lojëra me fqinjët, shumë siguri, në kundërshtim me bllokun, që në tërësi të frikësonte, sikurse çdo kështjellë ‘shekspiriane’”, shprehet Bekteshi. Dikur kjo vilë që sot është kthyer në një lokal, në katin e parë banohej nga anëtarët e Byrosë Politike dhe që shumicën e të cilëve diktatori i shkoi në plumb.

 “Libri autobiografik i Bekteshit sjell një rrëfim tronditës mbi fatin e një gruaje në Shqipërinë komuniste. Libri është i mbushur me personazhe realë që kanë pasur një rol në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Por ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se historia nis nga zemra e diktaturës siç ishte Blloku i udhëheqjes komuniste ku familja Bekteshi jetoi për një kohë të gjatë, për të vijuar më pas me përshkrimet rrënqethëse të internimit. Bekteshi na tregon se si njeriu mund të mbetet i bukur dhe plot dëshirë për jetën dhe pse është përshkruar nga vuajtje të mëdha”, thotë Bardhyli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.