Miliarderi Elon Musk ka deklaruar se llogaritë e disa gazetarëve që ai i pezulloi nga kompania e tij e mediave sociale, Twitter, do të rikthehen.
Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin në mesin e atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre, pasi Musk u akuzua për ndarjen e të dhënave të vendndodhjes rreth tij. Por mes kritikave në rritje, ai pyeti përdoruesit e Tëitter se çfarë të bënin më pas. 59% e 3.6 milionëve që morën pjesë votuan për heqjen e ndalimit menjëherë.
“Njerëzit kanë folur. Llogarive që kanë kundërshtuar vendndodhjen time do t’u hiqet pezullimi tani,” shkroi ai në Twitter. Ky vendim i kompanisë u dënua nga BE dhe OKB.
“Liria e medias nuk është një lodër. Shtypi i lirë është gur themeli i shoqërive demokratike dhe një mjet kyç në luftën kundër dezinformatave të dëmshme”, tha ditwn e djeshme nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së Melissa Fleming.
Komisionerja e BE-së Vera Jourova e kishte kërcënuar Twitter-in me sanksione sipas Aktit të ri të Shërbimeve Dixhitale të Evropës, i cili tha se kërkon “respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore”.