Hapësire reklamuese

Bota

U dënua me një muaj burg, Navalny thirrje nga qelia: Dilni në rrugë, mos kini frikë! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Alexei Navalny

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny i ka bërë thirrje popullit që të dalin në rrugë për të protestuar.  

Përmes një video në rrjetet sociale, nga dhoma e paraburgimit, Navalny i ka kërkuar rusëve që të dalin jo për atë, por për të ardhmen e tyre.

“Mos keni frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalny në videon e publikuar në Tëitter.

Navalny u arrestua të dielën në aeroportin Sheremetyevo, pasi ai arriti me aeroplan nga Gjermania.

Një gjykatë në Moskë i ka caktuar një paraburgim deri më 15 shkurt.  

Seanca është caktuar për më 29 janar, në mënyrë që të përcaktohet nëse dënimi me kusht do të ndryshohet. Navalny njihet edhe si kritiku direkt i presidentit, Vladimir Putin.  

Sondazh

Poll