Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

“U dënua me burg përjetë”, Sali Berisha i sigurtë: Pas xhelatit të Srebenicës, radhën e ka idhtari i tij i verbër Aleksandër Vuçiç

Lajme të ngjashëm

Sot ish-gjenerali serb, Ratko Malladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Britanisë, pas apelimit që i kishte bërë ai vendimit të Gjykatës së Hagës.

Ish-kryeministri ynë Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin, duke u shprehur i sigurtë se pas tij, radhën e ka presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sot gjithashtu një foto u bë virale në rrjete dhe media sociale, ku shihet Vuçiç i cili vendoste emrin e Mlladiç në rrugët e Beogradit.

Reagimi i Sali Berishës

Fitore e drejtesise! Pas xhelatit te Srebenices radhen e ka idhtari i tij i verber Vuçiç, i cili deklaronte se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane. Vuçic per te fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtesine mori nismen “ nje shtepi per Mlladon”. Ne foto eshte duke vendosur emrin Mlladiç nje rruge ne Beograd. sb

 

 

Më shumë