Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

U dënua me 4 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Shkruar nga Newsbomb
U dënua me 4 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila ishte është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion, për marrjen e një ryshfeti prej 6 mijë euro përmes bashkëshortit të saj, për ndryshimin e vendimit ndaj një të dënuari për trafik emigrantësh.

Dënimi me burg u dha nga Gjykata e Posaçme dhe më pas u konvertua në 3 vite shpërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar shërbime publike për 5 vjet.

Për Arben Carën, bashkëshorten e ish-gjyqtaresi gjykata dha 4 vite burg, ndërsa avokati Skënder Demiri u la në 3 vjet shërbim prove.

Në atë kohë ish-gjyqtarja Margjeka e quajti si hakmarrje ndaj saj, duke hedhur akuza për ish-kolegët në sistemin e drejtësisë.

Nuk u përmbys bota, unë di të bëj çdo gjë, edhe shitëse në rrugë”, tha për gazetarët ish-gjyqtarja Margjeka.

Jurdikisht vendimin që dhashë unë, e dha gjyqtari para meje. Të shqetësosh lartmadhninë nuk ka lidhje? Si nuk ka lidhje. Vendimi i sotëm, unë jam gjyqtare e di ligjin. Këta njerëz kanë qenë të impresionuar. Nuk u përmbys bota, nuk e kam pas me pasion gjyqësorin. Për të tjerat do ia dalim! Nuk po shpëtohet asnjë, se të shpëtohej Shqipëria dënohesha unë.

Të kishin qenë të gjithë gjyqtarë si unë, me përkushtim, me të drejtën, s’do kishte fare nevojë. Ju erdhët sot sikur çfarë u bë, me thënë atë goditjen e fundit. Do punoj punë tjetër. Do shes edhe në rrugë, unë di të bëj çdo gjë”, deklaroi ish-gjyqtarja Margjeka.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), sot më datë 12.12.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 26.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.M., A.C., K.Zh., N.B., S.D., kundër vendimit nr. 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 2 (dy) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin N.B. në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit N.B. me vendimin nr. 63 dt. 18.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin S.D. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit S.D. me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin K.Zh. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit C., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.C. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtore të të pandehurës M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vite dhe 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurën M.M. në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën M.M. për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurës M.M. me vendimin nr. 92 dt. 05.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit 69, datë 15.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese