Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U dënua me 3 vite e katër muaj burg, Saimir Tahiri transferohet në Burgun e Fierit

Shkruar nga Newsbomb
U dënua me 3 vite e katër muaj burg, Saimir Tahiri transferohet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin në Burgun e Fierit. Kështu ka vendosur sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për transferimin e ish-ministrit nga 313-ta, ku ndodhej prej pak ditësh.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të situatës ka vendosur që ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier. Ndërkohë ende është duke u shqyrtuar se në cilin institucion do të kryejë dënimin Jaeld Çela", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë.

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, ka hedhur akuza të forta për mënyrën sesi u mor vendimi për dënimin e klientit të tij. Ai tha se ishte i bindur se kishte ndodhur diçka në Dhomën e Këshillimit ku u mblodhën gjyqtarët për të marrë vendimin.

Në media, Maks Haxhia tregoi se Gjykata ka bërë edhe një gafë, pasi ka rënduar dënimin e Saimir Tahirit edhe pse Prokuroria nuk e kishte ankimuar vendimin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, akuzë për të cilën u dënua ish-ministri.

Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Në vitin 2014, Saimir Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim sepse kishte liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Mes tyre ishte dhe Pëllumbi të cilin Tahiri e akuzonte për 3 raste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese