Alma Kaçi ka reaguar lidhur me vendimin që Gjykata e Posaçme mori sot ndaj saj. Gjykata dënoi me 1 vit burgim Almën nën akuzën e prostitucionit, lidhur me video skandalin në zyrën e bashkisë së Kukësit, ku protagoniste ishte ajo dhe ish-kryebashkiaku, Safet Gjici.
Në një telefonatë për gazetarin Edison Vatnikaj në Ora News, Alma është shprehur e indinjuar për vendimin e Gjykatës. Sipas Almës dënimi me 1 vit burgim për të është i padrejtë.
“E bëjnë që të përdhosin emrin tim”, citohet të ketë thënë Alma Kaçi.
Ajo pretendon se janë hedhur poshtë të gjitha faktet e saj, të cilat sipas Almës ndodhen në telefonat që i ka sekuestruar SPAK-u.
Gjithashtu Alma foli edhe për dënimin që mori Gjici, i cili u dënua me 3 vite burgim, që në fakt janë dy nga gjykimi i shkurtuar. Gjici akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Sipas Almës 2 vite burg janë pak për Gjicin, ndërsa thotë se “Shqipëria është vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdo lloj gjëje”.
Reagimi i Alma Kaçit:
Përshëndetje Ora News, jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim.
Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t'ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë. Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.
Kjo për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefonat që mua mi kanë sekuestruar SPAK-u.
Nga 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet. Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet.
Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor. Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora Qesharake.
Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?
Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve. Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.
Video Credits: Ora News
Sot 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Sakaq për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin ulet me 1 vit, pra ish-kryebashkiaku do të vuajë vetëm dy vite burg.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Sipas SPAK Safet Gjici ka përfituar favore seksuale nga Alma Kaçi, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë e bashkisë.
Në seancën që u zhvillua sot Gjici tregoi përplasjet me ish-kreun e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçin duke pretenduar më tej se ka qenë pikërisht ai që i ka publikuar videon intime me Alma Kaçin të filmuar në zyrën e tij.
Sipas ish-kryebashkiakut përplasjet e tij me Oruçin kanë filluar që në vitin 2019 kur i hoqi rrethimin me kangjella hekuri dhe kur nuk e lejoi që të ndërtonte një objekt pa leje, në afërsi të liqenit të Kukësit.
Lexo edhe: Skandali në bashki, Gjici dënohet me 3 vite burg, Alma me 1 vit për prostitucion