Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

U dënua me 1 vit burg, Meta takon Ervin Salianjin, zbardhet biseda mes tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti  Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ish-deputetin Ervin Salianji, i cili u dënua nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg, nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’, mbi dosjen ‘Babale’.

albsig

Mësohet se Meta është njohur  nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Meta inkurajoi Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Gjithashtu ai garantoi se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img