Hapësire reklamuese

Aktualitet

U dëbua nga Italia me firmën e Salvinit, rrëfehet shqiptari: Jam praktikues i fesë islame, por…

Shkruar nga Newsbomb

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini firmosi dëbimin e Muhamed Mekaca nga shteti fqinj, duke e cilësuar si person i rrezikshëm që mbështet organizata ekstremiste.

Ndërkohë, 43 vjeçari ka mohuar që mbështet ndonjë organizatë ekstremiste, duke thënë se ai u dëbua nga Italia sepse pushtetarët italianë janë racistë.

Qeveria italiane ka dëbuar vetëm 43-vjeçarin duke lënë në Itali gruan dhe tre fëmijët e tij.

‘Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali. Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrahi ISIS’in’, tha i dëbuari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll