Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘U çuam dhe protestuam’, Basha thotë fjalën e fundit: Do t’i tregojmë fëmijëve tanë se nuk e ulëm kokën

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka thënë fjalën përmbyllëse të protestës së sotme të opozitës që zgjati katër orë.

Basha është shprehur se do të bëjnë të mundur për çdo shqiptar të kujtohet si themeli i vërtetë i Shqipërisë europiane.

Sipas Bashës, protestuan për t’i treguar fëmijëve  një ditë se nuk e ulën kokën.

‘Ne do të bëjmë të mundur për cdo skrificë e çdo qytetari shqiptar të kujtohet si themeli i vërtetë e Shqipërisëë europiane. Prandaj le të marrim me vete gjithçka çfarë bëm sot dhe për t’i treguar fëmijëve tanë se natën kur ne dolëm nuk e ulëm kokën. U çuam dhe protestuam. Le të kumboj ky mesazh. Le të bëhemi gati për të çliruar Shqipërinë në çdo cep. Sovrani foli sot se Shqipëria e shumicës së vjedhur, do të jetë shumica e Shqipërisë së dinjitetit dhe jo së korruptuar’, tha Basha, ndërkohë vijoj dhe himni kombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu