Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

U bullizua në shkollë se kishte emrin Corona, aktori Tom Hanks i dërgon letër djalit 8-vjeçar dhe i bën një dhuratë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori amerikan Tom Hanks para disa ditësh ka marrë një letër nga një fëmijë 8 vjeç i cili i kishte shkruar se e ka emrin Corona dhe për shkak të emrit, fëmijët e bullizonin në shkollë.

 

 Sipas ‘BBC’, Corona De Vries, 8 vjeç,  i shkroi aktorit Tom Hands dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson pasi u prekën nga koronavirusi.

“Kam dëgjuar në lajme që ju dhe gruaja juaj jeni infektuar me koronavirusin. A jeni mirë?”,shkroi djali.

Ai gjithashtu në letër shkroi se e kishte emrin Corona por në shkollë tani e thërrisnin ‘koronavirus’.

Mejëherë ndaj kësaj letre ka reaguar aktori i cili i ka shkruar vogëlushit dhe i ka dëguar edhe një  dhuratë.

“I dashur Corona! Letra juaj na bëri të ndihemi mirë, mua dhe bashkëshorten time. Faleminderit që jeni një mik kaq i mirë. Janë miqtë që të bëjnë të ndihesh mirë. Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona si unaza rreth diellit, një kurorë”, shkruan Hanks.

Aktori i dërgoi një makinë shkrimi të markës Corona, të cilën e kishte përdorur gjatë karantinës.

“Mendova se kjo makinë shkrimi do jetë e mirë për ty. Pyesni një të rritur si funksionon. Dhe përdore për të më shkruar përsëri,”- shkroi Hanks.

Kujtojmë që aktori i famshëm, Tom Hanks, i cili po xhironte një film për Elvis Presley dhe bashkëshortja e tij Wilson, u testuan pozitivë me Covid-19 në 12 mars, ndërsa ishin në Australi.

Më shumë




spot_img








spot_img