5 persona kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Erzenit gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur poshtë shpellës së Pëllumbasit, teksa 5 shokë po bënin ngjitje.
Njëri prej tyre ka ndrydhur kaviljen gjatë ngjitjes rreth orës 14:00, kjo e ka bërë edhe më të rënduar situatën.
5 personat kanë lajmëruar urgjencën, e cila i ka dhënë ndihmën e parë 42-vjeçarit Gazmend Bugalli, por duket se e ka shumë të vështirë lëvizjen me barrelë.
Pas 4 orësh bllokim, tashmë ka mbërritur helikopteri, i cili ka bërë të mundur transportimin e të të lënduarit drejt spitalit të Traumës, ndërkohë 4 të tjerët po kthehen në këmbë.