Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

U bllokua në aeroport disa ditë më parë, çfarë tha Shinasi Ramën në zyrën e Përgjegjëses së Turnit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhet dëshmia e profesorit Shenasi Rama i cili u bllokua disa ditë më parë nga autoritetet policore në Rinas.

Në zyrën e Përgjegjëses së Turnit, Rama është shprehur se nuk ka pasur asnjë incident dhe se kishte udhëtuar si pasagjer i zakonshëm e jo si i deportuar.

Me date 14.03.2019 rreth orës 19.40 Përgjegjesja e Turnit është njoftuar nga punonjësit e policisë në vend qendrimin e avionëve se në listen e linjës Turkish airliane janë dy persona deportivë , njeri me pasaportë shqiptare i cili u kalua në Komisariat për veprime të mëtejshme dhe një shtetasi Shinasi Rama me pasaportë amerikane, i cili nga punonjësit e policisë në VQA është dërguar tek zyra e përgjegjësit të turnit për verifikim.

Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi Shenasi Rama në listen e derguar nga kompania ishte i cilesuar si i deportuar dhe për këtë arsye është gjetur në autobusin e pasagjerëve nga shërbimet e VQA dhe ështeë sjellë në zyrën e P.Turnit e cila i është drejtuar në mënyrë profesionale dhe duke e qetësuar meqënqse personi nq fjale ishte i acaruar.

E ka pyetur për intenerarin që kishte bere dhe se a kishte pasur ndonjë incident me policine turke, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë incident dhe se kishte udhëtuar si pasagjer i zakonshëm e jo si Deportiv. Për të sqaruar situaten i është kërkuar përfaqësuesit të kompanise ajrore të linjes Turkish të jepnin spjegime përse në listën e pasagjerëve ishte shënuar si i deportuar ky person. Përgjigjia e tyre ishte se ishte thjesht një ngatërrim vendi me personin e deportuar dhe më pas nuk kishin bërë ndryshimin në listen e imbarkimit për personin deportiv.

Nga Përgjegjesja e Turnit i është kërkuar përfaqësueses së kompanisë ajroje të dërgonte një email me ndryshimin e fundit dhe cilësimin se kush ishte deportiv , dhe këtë kopje të emailit , listën e pasagjerve dhe një raport shërbimi te punonjësit të VQA. Përgjegjësja e turnit  ka bërë regjistrimin e shtetasit Shinasi Rama si pasagjer i zakonsheëm. Sqarojmë se verifikimet kanë zgjatur më pak se 10 minuta dhe shtetasi ka vazhduar si pasagjer i zakonshëm, të cilit gjithashtu i është spjeguar që thjesht ka qenë një ngaterresë nga ana e kopanisë ajrore.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img