Hapësire reklamuese

Aktualitet

U betuan sot në Kuvend, Gramoz Ruçi u cakton menjëherë detyrat 'tradhtarëve' të LSI

Shkruar nga Newsbomb
Foto arkiv

Pasi bënë betimin në Kuvend, katër deputetëve të LSI-së, që kjo forcë politike i ka etiketuar tradhtarë, u janë caktuar edhe detyrat e para me vendim të kreut të Kuvendit.

Me nje projektvendim, te miratuar në seancen e sotme, teksa jashtë Parlamentit protestohej nga opozita, deputetet e rinj janë ndarë nëpër komisione parlamentare.

Kështu Ylli Shehu caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për e Shëndetësinë dhe në atë për Edukimit.

Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ndërs Edmond Rrushi është caktuar anëtar në komisionin e Financave dhe të Ekonomisë.

E plotë:

PROJEKTVENDIM “PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 90/2017

“PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT” TË NDRYSHUAR””

Në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Kushtetutës, neneve 55, pika 1 dhe 21, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e Konferencës së Kryetarëve,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në vendimin e Kuvendit nr. 90/2017 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit” bëhen këto ndryshime:

  1. Deputeti Ylli Shehu caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
  1. Deputeti Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

III. Deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

  1. Deputeti Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.
  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar datë 05.03.2019

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu