Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“U betova në arkivol”, nëna e Sibelës: Nëse Altin Çoku del nga burgu do ta vras

Shkruar nga Newsbomb
“U betova në arkivol”, nëna e Sibelës: Nëse

E hidhëruar dhe e indinjuar për vdekjen e padrejtë të së bijës, nëna e Sibela Abedinit thotë se do të marr hak vetë nëse shteti liron nga burgu Altin Çokun, njeriun që çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren fatkeqe.

“Jam betuar para arkivolit të gocës për hakun e fëmijës tim, që nëse shteti nuk bën gjë do ta bëj copa-copa dhe trupin e tij do ta çoj te policia e Kamzës…Do ta bëj vetë me këto duar nëse shteti e nxjerr atë se është me kartelë, unë do t vras”, ka thënë nëna e Sibelës në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24.

Sibela Abedini i dha fund jetës 3 ditë më parë në Kamzë, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira.

Lexo edhe: Nëna e Sibelës tregon si e bija u njoh me Altin Çokun: Shkoi për të pastruar banesën

Ajo ishte nëna e një vajze dy vjeçe, e cila tashmë ka mbetur e vetme, për shkak se nëna zgjodhi të vetëvritej nga bullizimi në Tik Tok. E reja ishte e martuar në Kosovë dhe prej dy vitesh ishte bërë nënë, por marrëdhënia e tyre ishte në krizë dhe 27 vjeçarja kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj në Kamzë.

Këtu, Sibela  ishte njohur me personazhin e Tik Tok-ut, shtetasin Altin Çoku me të cilin kishte kaluar dhe një natë në hotel, sipas deklarimeve të këtij të fundit. Gjatë kohës që qëndronin bashkë, ata kishin shkrepur dhe një fotografi që ishte publikuar në rrjetet sociale. Publikimi i fotos në TikTok çoi Sibelën drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë, dje u bë dhe arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasit Altin Çoku, pasi akuzohet se ka publikuar fotografinë e vajzës në rrjetet sociale.

Në një komunikim live në Tik Tok para arrestimit, Altin Çoku është shprehur se fotografinë e ka publikuar një shoku i tij, por pavarësisht pretendimeve, Policia e Tiranës e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës duke e akuzuar për veprën penale “Shkaktim vetëvrasje”.

Lexo edhe: “Nuk hëngri as bukë”, nëna e Sibelës rrëfen momentet e fundit të së bijës

Lexo edhe: “Të lutem fshije foton…”, gazetarja zbulon mesazhet e fundit të 27-vjeçares

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese