Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“U bëre gjyshe dhe nënë për gjithë popullin”, Rama prezanton Luljeta Bozon; Inxhinierja vlerëson punën për rindërtimin, por ka dhe kritika: Sqaro njerëzit! (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce761bcf35b323ba0341f755de11a585

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pak më parë inxhinieren e njohur Luljeta Boza, si kandidate e PS për deputete në listën e Partisë Socialiste. Kreu i Qeverisë foli me superlativa për inxhinieren që gjatë dhe pas tërmetit u bë shumë e dashur për gjithë shqiptarët.

“Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua dhe të përcjell idenë e palëkundur timen se ne kemi bërë shumë, por jo aq sa është mjaftueshëm për të thënë o sa mirë. Kjo vlen jo vetëm për punët që kemi bërë, por edhe për PS, rrugën tonë drejt ripërtëritjes. Një pasqyrë sa më e afërt, sa më e pëlqyshme në atë reflektimin e aspiratve tuaja dhe standardeve që keni.

U bëre një gjyshe, një nënë, një motër dhe një shoqe e dashur për të gjithë popullin, me mesazhte e tua. Ndihma juaj ka vazhduar dhe ka qenë shumë e vyer në gjithë procesin e programimit dhe rindërtimit”, tha Rama.

Ndërkohë, inxhinierja Bozo vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare për procesin e rindërtimit, kur tha se është bërë shumë punë dhe si në asnjë vend tjetër, familjet e prekura do t’i marrin shtëpitë pa shpenzuar asnjë lekë.

Por Bozo pati dhe disa kritika për Ramën. Inxhinierja tha se duhet të sqarohen njerëzit se ndërtimet nuk bëhen menjëherë. Sipas saj, duhet të ketë transparencë për fondet, që të mos thuhet se ato po vidhen.

Fjala e Luljeta Bozos në prezantimin e Ramës:

Në përgjithësi në inxhinierat flasim shkurt. Ne të gjithë u tronditëm, se tërmeti është një dukuri shumë e rrezikshme. Nuk mund të bëjëm trimin. Nga ky tërmet ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë në fushën e ndërtimit.

Qeveria e mori veten shumë shpejt, dhe nuk mbeti njeri përjashta, pa strehë dhe pa ushqim. Ishin shkatërrime të mëdha. Më vjen shumë mirë që ato që kemi konstatuar, defekte në ndërtim, se ne s’do kishim as gjysmën e atyre dëmeve po të ishin zbatuar rregullat e ndërtimit, janë zbatuar në projektet e rindërtimit që janë bërë.

Gjithashtu, kemi pasur defekte dhe të shtëpitë në fshat, se kanë qenë të vjetra por dhe të shpërndara. Megjithatë, kemi bërë projekte dhe studime në terren dhe faktikisht këta e kanë dhuratë për mua, të hysh në një shtëpi të re pa shpenzuar asnjë lekë.

Ne kemi shembull në Itali që ka mbi 10 vite që ka rënë tërmeti dhe janë akoma në rulota. Kurse këtu jo vetëm që nuk paguan, por kanë shtëpi të re dhe sipas standardeve. Më vjen mirë që në procesin e rindërtimit, atje ku po bëhen qendra të reja, po bëhet infrastruktuara siç bën gjithë bota.

Ky proces për mua personalisht po ecën normalisht, ndoshta ka nevojë për të treguar për ata që janë hezitues, se kujtojnë se bëhet menjëherë. Njerëzit duhen sqaruar, shtëpitë nuk ndërtohen kështu… Ndërtimet janë berë me paratë tona se Evropa ka shumë burokraci sa të japë ato fonde.

Mund të ketë nevojë për cik më shumë transparencë kur thotë u vodhën fondet. Se kështu pazar poshtë e përpjetë bëhet plot.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img