Çifti Damiano dhe Armela janë dy prej banorëve që pëlqehen më shumë nga publiku.
Me historinë e tyre që fillimisht u duk si flirt, më pas u zunë dhe tanimë po luajnë si çift kanë joshur publikun shqiptar.
Damiano, djali i cili doli dhe hyri sërish në shtëpinë e “Big Brother”, i pari person që takoi kur u rikthye në shtëpi ishte Armela. Nga ana tjetër, edhe vajza nga Tirana e ka shfaqur edhe në kohën kur Damiano nuk ishte në shtëpi faktin që i mungonte.
Në rrjetet sociale ka nisur të përflitet se dyshja njihej prej kohësh dhe se gjithçka është një plan i mirëmenduarRezulton që Damiano dhe Armela janë parë shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe që njihen mirë që nga jashtë. Loja e bërë mes tyre si dy njerëz, të cilët kishin shumë zënka dhe gjëra jo të përbashkëta duket se është lojë e pistë, të paktën kjo është ajo që rrjetet sociale thonë, shkruan G.SH
Megjithatë, dy banorët pasi u afruan shumë ditët e para të rikthimit të Damianos në shtëpi patën përplasje të forta.
Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë marëdhënia e çiftit brenda në shtëpi, ndërsa kurizoniteti i publikut është shumë i lartë.