Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

“U bëmë turp i botës”, Braçe në Komision për kriptomonedhat dhe call-center, i kërkon llogari Autoritetit të Mbikëqyrjes: Sa raste keni identifikuar dhe goditur ndër vite?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Po zhvillohet komisioni i Ekonomisë, ku po bëhet raportimi i veprimtarisë vjetore i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021.

Në fjalën e tij deputeti Erion Braçe, ka folur në lidhje me veprimtarinë kriminale të kriptomonedhave apo edhe mashtrimit të call-ceterave.

Ai ka kërkuar nga Autoriteti informacion në lidhje me identifikimin dhe goditjen e këtij fenomeni ndër vite.

“Për shkak të aktivitetit kriminal të gjere të zbulur në tregun e kapitaleve, por edhe në tregun e aseteve virtuale kriptovalutave  unë mendoja që raporti Autoriteti Mbykqyres Financiare do i jepte rëndësi këtyre raporteve.

Kjo ka qenë një ndër çështjet kryesore. Komisioni i Ekonomisë ka  lënë detyra të qarta për Autoritetin e Mbikëqyrjes financiare. Sapo ishte shfaqur përmes call-center Forex. Ato detyra nuk janë përmbushur dhe tani fenomeni është kthyer në një fenomen kriminal.

U bëmë qendër e botës, turp i botës për shkak të raportimeve që erdhën nga agjenci ku qytetarët ishin mashtruar nga ky fenomen. Kemi goditur vetëm nga informacioni i tyre. Si ka qenë Autoriteti për të goditur këtë fenomen ndër vite. Në 2019 çfarë ka bërë Autoriteti në 2020 dhe 2021. Referuar këtij fenomeni dua  të di, apo agjensi të tjera që merren me krimin ekomomik a keni patur informacion dhe cfarë keni bërë.

Cili ka qenë aktiviteti i AMF për të goditur këtë fenomen. Çfarë ka bërë autoriteti për të zbatuar ato që la komisioni?

Nga agjenci të tjera, përfshi SHISH apo agjenci të tjera që merren me krimin ekonomik, keni pasur informacion apo jo?

I njëjti fenomen kriminal është shfaqur në kriptovaluta. Parlamenti kreu një përpjekje të mirë muaj më parë duke miratuar legjislacionin e domosdoshëm për të rregulluar veprimtarin në këtë fushë. Mase jemi të parët që e kemi pranuar me ligj, por problemi është aktiviteti kriminal dhe i palicensuar që po bën kërdinë veçanërisht në zonën Tiranë Durrës. Janë agjenci të tjera ligjzbatuese që janë marrë me fenomenin dhe goditjen e fenomenit. Tani që kemi një bazë ligjore, cilat kanë qenë masat e mara nga autoritet për goditjen informate në këtë treg”, tha Braçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img