Hapësire reklamuese

Aktualitet

U bë i FAMSHËM se rregulloi me lekët e rrogës pavionin e PATOLOGJISË në spitalin e Fierit, jep DOREHËQJEN për shkak të presionit MJEKU NEUROLOG (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb

Një vit më parë në media u tregua historia e mjekur Roel Zoga, që sapo merrte rrogën nga administrata, menjëherë rregullonte një nga dhomat e katit të tretë të spitalit të Fierit. Për disa vite me radhë shpenzoi paratë e rrogës derisa rregulloi plotësisht katin e tretë të godinës së spitalit, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj.

Neurologu Roel Zoga e bëri me pasion dhe për median atëherë deklaroi se nuk e konceptonte që të mos kishte gjithcka në rregull në vendin e tij të punës.

Pavioni I Patologjisë ndërroi fytyrë.

Por pas këtij investimi ai u detyrua të ikte nga vendi ku investoi rrogën e tij. Kjo, sepse sic I ka treguar vetë miqve, nuk arriti të përballonte presionin e popullit dhe të stafit të administratës, por edhe pjesën politike, e cila ka përfshirë spitalet tona.

Aktualisht mjeku Mjeku Roel Zoga punon në një nga filialet e një spitali privat në qytetin e Fierit. Dikush ka kontaktuar me mjekun Zoga për të marrë një opinion të tij në lidhje me atë që ka lënë pas, por ai nuk ka pranuar te flasë në lidhje me investimet e bëra. Ai është shprehur se rregullimet nuk i ka bërë për ti publikuar, por për ti dhënë një mjedis më të përshtatshëm për kolegët dhe pacientët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu