Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“U bë heroi i ditës”, Rama takon gazetarin e njohur vlonjat: I doli përpara keqbërësve, këto momente janë ato që e përcaktojnë njeriun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë, atje ku edhe ka takuar gazetarin Enkrik Memhmeti, i cili tre ditë më parë u bë hero i ditës pasi parandaloi një 18-vjeçar, i cili me armë grabiti një argjendari.

Rama teksa ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarin thotë se ai u bë shpëtimtar në mënyrë vlonjatshe dhe jo vetëm që i doli përpara keqbërësit por edhe mundësoi ndalim e tij.

Ndër të tjera Rama u ka bërë thirrje gazetarëve që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jokeqbërëse.

Pjesë nga biseda:

Rama: Jam këtu në Vlorë me këtë, e njihni këtu, ku është Enriku. Gazetari që u bë edhe shpëtimtar në mënyrën më vlonjatshe. I doli përpara keqbërësve dhe jo vetëm që shpëtoi njerëzit nga e keqja, por mundësoi edhe ndalim e tyre.

Gazetari: Ishte dicka momentale. Ishte diçka që edhe nëse do të ndodhte prap, do ta bëjë parap.

Rama: Momentet janë ato që e përcaktojnë njeriun, në momente kritike duken karakterket. Kështu që shumë respekt, falenderime dhe mirënjohje të jashtëzakonshme dhe punë të mbarë si gazetar.

Gazetari: Shumë faleminderit.

Rama: Edhe një shembull për të gjithë gazetarët që nuk janë të detyruar të shpëtojnë njërëz nga keqbërja, por të bëjnë çmos që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jo keqërëse.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img