Hapësire reklamuese

Aktualitet

U bë gjyqtare me dekretin e Bujar Nishanit, Enkeleda Kapedani pret të futet në vetting: PASURIA iu “zvogëlua” ndërsa në detyrë vetëm rritej

Shkruar nga Newsbomb
U bë gjyqtare me dekretin e Bujar Nishanit, Enkeleda Kapedani pret të

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, ka zënë faqet e para të të gjitha mediave. Videot e saj në Tik Tok duke bërë paradë në zyrë dhe koridoret e organit më të lartë të drejtësisë në Elbasan, janë bërë virale.

ILD nisi sot hetim disiplinor, newsbomb.al e kërkon prej muajit shkurt 2021 me kërkesë drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ministrja Gjonaj sot lajmëroi se prej 2 vitesh kërkon hetim për një vendim të sajin, për lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i forti i bandës së Gaxhait.

Kush është magjistratja Enkeleda Kapedani?

Që prej gjashtë vitesh është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit nga ish-presidenti Bujar Nishani, në tetor 2015. Po nga presidenti Bujar Nishani, në tetor 2013, me dekret presidencial, është caktuar për të kryer stazhin si gjyqtare pranë gjykatës së Tiranës, derisa mori emërimin përfundimtar në gjykatën e Elbasanit në 2015.

Emri i gjyqtares u lakua shumë për herë të parë në media në majin e vitit 2018, kur mori në shqyrtim çështjen e korrupsionit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërsa la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia.

Emri i Enkeleda Kapedanit doli sërish në media ditën e djeshme, kur me firmën e saj u lirua përfundimisht nga burgu një pjestar I botës së krimit, Viktor Ymeri, mbi të cilin rëndonin disa krime dhe disa dënime. Fillimisht ka marrë dënim të përjetshëm por që më vonë I është kthyer me 25 vite burg. Pastaj është dënuar prapë 25 vite burg, dhe më vonë edhe 16 muaj burg për tentativë arratisje, raporton newsbomb.al.

Por Viktor Ymeri, pjestar i Bandës së Gaxhait, që nga dita e djeshme do të jetë i lirë, edhe pse Prokuroria ka vendosur të apelojë mejëherë vendimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani. Ndërkohë që procedurat e tjera të pranimit të lirimit të tij janë kryer nga prokurori I Elbasanit, Mustafa Turku.

Në dhjetor 2020 kjo gjyqtare ka paditur portalin Neësbomb.al me administratore Anila Bashën, duke pretenduar se fotoja që ne kemi publikuar në portal i ka krijuar asaj shqetësime dhe në këmbim kërkon 5 mln lekë dëmshpërblim.

Në fakt, në foto jo vetëm që nuk identifikohen familjarët e saj por as vetë gjyqtarja për shkak të syzeve të mëdha e të errëta që mban vënë. Megjithatë, Kapedani pretendon se pikërisht nga kjo foto, atë e njohu i gjithë pallati, në një kohë kur më herët s’e njihte askush.

Pasuria e deklaruar e gjyqtares së Elbasanit

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Gjitahshtu, në pasurinë e saj përfshihen dhe ato të bashkëshortit si dhe disa dhurime nga i vëllai në Skoci, në shuma jo të vogla.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit pret që të futet në vetting, ndërsa prej një viti KPK ka nisur procesin e hetimit ndaj saj. Nuk dihet sa çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë e vettingut) për këtë magjistrate që ka kaq shumë “njolla” në karrierën profesionale.

Nga analiza e pasurisë, del se gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka pasur më shumë pasuri kur ka nisur punë në sistemin e drejtësisë, ndërsa me rritjen në karrierë dhe emërimin e saj si Kryetare e Gjykatës të ardhurat i janë “zvogëluar”.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Tokë bujqësorë në Golem I vogël, Lushnjë, 3 200 m2, ku zotëron 25 % me vlerë 1 376 000 lekë.

Ap 91.34 m2, tek kthesa e Kamzës me vlerë 50 000 euro.

Gjendje kesh në shtëpi, 1 634 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga mësimdhënia në një universitet privat, 46 977 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 43 474 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 141 473 lekë.

Kredi në shumën 500 000 lekë.

Viti 2014

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumat 169 lekë dhe 141 290 lekë.

Kursime të subjektit deklarues, 200 000 lekë.

Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 68 000 lekë dhe dorazi 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 929 831 lekë.

Kredi në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer 423 418 lekë.

Dy overdraft me nga 100 000 lekë. Pa shlyer 141 290 lekë.

Kredi për blerje elektroshtëpiake, 80 000 lekë.

Viti 2015

Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 1 585 21 euro.

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues 74100 47 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 735 124 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 254 840 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, nga botimi i një artikulli në revistën “Jeta Juridike”, 35 530 lekë.

Kredi në shumën 500 000 lekë. Shlyer.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 987 606 lekë.

Shitur pasuria e paluajtshme në Golem të vogël në Lushnje, me vlerë 1 634 000 lekë, në masën 100% pasi të gjithë pjesëtarët e familjes ia kanë dhuruar subjektit deklarues. Kursimet dhe dërgesat nga vëllai janë pakësuar në vlerën 1 400 000 lekë, duke mbetur 600 000 lekë. Për shkak se vlera 1 000 000 lekë ka shërbyer për blerjen e një automjeti kamion, për bashkëjetuesin Lulzim Qarri.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues, 9 133 88 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues,73 726 92 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 10 681 lekë dhe 579 692 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga raporti i lindjes, 391 231 lekë.

Shpërblim për rast sëmundjeje, 50 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Elbasan si rimbursim për pasaportën e shërbimit, 7 500 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 858 854 35 lekë.

1/6 e shtëpisë banimit 300 m2, në Zall Herr, në emër të Lulzim Qarrit.

1/6 e 26 580 m2, e tokës bujqësore, në emër të Lulzim Qarrit.

Gjendje kesh e Lulzim Qarrit, 400 000 lekë.

Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro.

Viti 2017

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues shtuar me 102 384 lekë dhe 975 lekë.

Gjendja kesh e subjektit deklarues pakësuar me 400 000 lekë.

Blerë makinë Volsvagen Golf 5 me vlerë 360 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 021 961 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 704 348 12 lekë.

Kartë krediti me limit 100 000 lekë.

Kartë krediti me limit 1 000 euro.

Gjendja kesh e bashkëjetuesit pakësuar me 100 000 lekë.

Bashkëjetuesi ka blerë makinë BMV, me vlerë 1 500 euro.

Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. Janë paguar 8 000 euro.


Viti 2018

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është pakësuar me 39 157 lekë.

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është shtuar me 3 189 lekë.

Gjendja kesh e subjektit deklarues, është pakësuar me 150 000 lekë.

Kartë krediti me limit 100 000 lekë.

Kartë krediti me limit 1 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 045 482 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 78 942 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga Bashkia Tiranë, 259 008 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 559 510 lekë.

Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. I janë paguar 18 000 euro.

Bashkëjetuesi ka shitur makinën BMV, me vlerë 200 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëjetuesit, 16 033 lekë.

1- Lexo edhe: Gjyqtarja “bombë” e Elbasanit nuk ndalet me VIDEO PROVOKUESE në Tik Tok
2- Lexo edhe: ILD nis hetim disiplinor për Enkeleda Kapedanin
3- Lexo edhe: Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit NEWSBOMB: Askush nuk dinte se kush isha dhe çfarë pune bëja, tani më njeh i gjithë pallati

4- Lexo edhe: Çudira Elbasani, gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon VIDEOT duke bërë paradë në zyrë: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara
5- Lexo edhe: Kush po e mbron gjyqtaren e Elbasanit? Kërkesa është bërë nga NEWSBOMB prej 4 muajsh

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.