Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U arrestuan se shisnin drogë te ish-Parku, Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj dogjën dhe 2 makinat e drejtorit të Policisë (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
U arrestuan se shisnin drogë te ish-Parku, Deivid Shuaipi dhe Arnaldo

Deivid Shuaipi është një prej personave të arrestuar nga Policia e Tiranës dhe Forca Operacionale, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë shisnin drogë në zonën e ish-Parkut në kryeqytet, shkruan newsbomb.al.

26 vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa në kërkim është shpallur dhe shtetasi Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç. Ky i fundit, dyshohet se veç veprimtarisë kriminale në tregtimin e drogës, ka marrë pjesë dhe në ngjarje tjetër, në bashkëpunim me Deivid Shuaipin.

Ata kanë djegur dy makina në pronësi të ish-drejtorit të Polcisë së Beratit Shkëlqim Kokona.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit Deivid Shuaipi (i ndaluar) dhe Arnaldo Çiçaj (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Shkëlqim Kokonozi, ish-drejtor i Policisë së Beratit.

Arnaldo Çiçaj, akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lexo edhe: Aksion i madh anti-drogë në Tiranë, pas një VITI hetime policia arreston 12 persona, 6 shpallen në kërkim

“Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njoftoi Policia në atë kohë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll