Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“U arrestuan pranë stadiumit”, gazetarja: SPAK zbuloi grupin nga aplikacioni “SKY”

Shkruar nga Newsbomb
“U arrestuan pranë stadiumit”, gazetarja: SPAK zbuloi grupin

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë më shumë informacione në lidhje me operacionin e SPAK që lëshoi 11 urdhër-arreste.

Bezat bëri me dije se disa nga të arrestuarit iu vendosën prangat pranë stadiumit “Air Albania”, ku është duke u zhvilluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Mes të arrestuarve është ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ndërsa është lëshuar urdhër-arrest për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

Gazetarja për “Top Story” tha se ky operacion është pjesë e “Matamorfozës” dhe se urdhër-arrestet janë dhënë pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar "SKY ECC".

SPAK ka dhënë urdhër-arrest për 11 persona, ku shumica prej tyre dyshohet se janë efektivë, pasi akuzohen për grupe të strukturuar kriminal, trafik droge, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit në krim.

Sakaq, Bezat tha se dyshohet se në këtë grup kriminal janë të përfshirë edhe biznesmenë që nëpërmjet bizneseve lejonin pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

“U arrestuan shumë pranë stadiumit, në një biznes privat. U arrestua Erzen Berçani ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij. Po ashtu ka emra të njohur si Ervin Mata si dhe shefi i komisariatit nr 6. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë që operacioni e ka nismën nga zbërthimet e komunikimeve në aplikacionin “Sky”.

Ky nuk është një fund, nga indiciet që kemi marr këta zbërthime do sjellin identifikimin edhe të personave të tjerë. Dyshohet se në grupin kriminal janë të përfshirë edhe biznesmenë që kanë lejuar që paratë e drogës të pastrohen në Shqipëri nëpërmjet bizneseve të ndryshme”, tha gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese