Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestuan për “shpërdorim detyre” për laboratoin e drogës në Shkodër, lirohen 5 punonjësit e OSHEE-së, prokurori e konsideron arrestimin të paligjshëm

Shkruar nga Newsbomb
U arrestuan për “shpërdorim detyre” për laboratoin e

5 punonjësit e OSHEE në Shkodër, të cilët u arrestuan në orët e para të mëngjesit si të dyshuar për shpërdorim detyre, janë liruar mbrëmjen e sotme.

Ata u arrestuan së bashku me 3 persona të tjerë, pasi policia zbuloi një laborator droge në Bericë të Shkodrës. Punonjësit e OSHEE-së u akuzuan se nuk kanë shpërdoruar detyrën duke mos konstatuar vjedhjen e energjisë në laboratorin e drogës, ndërkohë që prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre, pasi e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e punonjësve.

Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti janë punonjësit e OSHEE-së që u liruan nga prokurori Spahiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu