Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestuan pas protestës së opozitës, lirohen 7 të ndaluarit

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Tiranës ka liruar 7 të ndaluarit e protestës së opozitës.

Gjykata ka caktuar masën ’detyrim paraqitje’ për Olsi Kasemi ,Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.

Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziton dyshimi se janë konsumuar.

Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.